Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Policia njoftoi se ngjarja u shënua në afërsi të një karburanti me drejtues shtetasin A. I., 39 vjeç.

Ky i fundit ka humbur drejtimin e timonit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, 39-vjeçari humbi jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *