Subscribe

Mbyllet faza e dytë e konkurrimit, ajo e testit fizik, për 1040 kandidatët që u përzgjodhën pas testimit me shkrim. Ata garojnë për 500 vende në Patrullën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtues të lartë të Policisë e Akademisë së Sigurisë ndoqën nga afër disa prej ushtrimeve të testimit.

 

Ministri u shpreh se vijon fuqizimi i bazës ripërtëritëse të trupës së Policisë. Ky rekrutim në numra të lartë i të rinjve në Polici, ul gradualisht moshën mesatare dhe rrit kapacitetet e analizës dhe të hetimit.

 

“Pranimi i 600 kandidatëve të rinj në Akademinë  e Sigurisë është investimi më i madh që Policia e Shtetit bën në kapitalin e saj njerëzor. Do të pranohen 500 kandidatë, të cilët fillojnë në Patrullën e Përgjithshme dhe 100 kandidatë të tjerë, të cilët pasi kanë mbaruar Universitetin do të futen në Policinë Kriminale të vendit. Ky investim i rëndësishëm i Qeverisë, i Policisë së Shtetit është përpjekja më serioze e viteve të fundit për të rigjeneruar trupën e Policisë dhe për modernizimin e saj.Shoh me kënaqësi që kandidatët e paraqitur në këtë konkurrim janë  mjaft të angazhuar, të motivuar, që japin shpresë të madhe për një hop të ri cilësor në aktivitetin e Policisë së Shtetit”, tha ministri i Brendshëm.

 

Aplikantët që do të marrin pikët e mjaftueshme pas dy testeve të para, atij me shkrim dhe fizik, do të zhvillojnë në ditët e ardhshme testin psikologjik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *