Prej pesë ditësh tashmë nuk dihet asgjë për fatin e minatorit Muharrem Plaku, që ka mbetur i bllokuar brenda një miniere në Bulqizë.

 

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shprehu shqetësimin e tij për rastin në fjalë në rrjetet sociale, ndërsa lutet që ekipet e kërkim-shpëtimit ta nxjerrin sa më parë minatorin.

 

“I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku. Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e çdo banori, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër. Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *