Mazhoranca socialiste ka vendosur të ndërhyjë në kulmin e sezonit turistik për të ndaluar ndërtimet në zonat bregdetare.
Parlamenti miratoi futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin për turizimin që parashikojnë pezullimin e punimeve pranë hoteleve, për të garantuar që turistët të pushojnë pa u shqetësuar nga zhurmat e ndërtimeve.
“Kam qenë dëshmitar bashkë me kolegë deputetë në zona turistike, kur vazhdojnë proceset ndërtimore ngjitur me hotelet, duke pamundësuar pushimin për pushuesit. Për këtë arsye kemi propozuar që në projektligjin për turizmin të pezullohen punimet e ndërtimit përgjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar një zhvillim më të qetë të sezonit dhe cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Sipas Ballës ky projektligj parashikon regjistrimin elektronik të klientëve në hotele.
Këto ndryshime ligjore pritet të kalojnë në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion në 23 korrik.





