E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku për ndryshimin e masës së pezullimit nga detyra të caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe më pas e lënë në fuqi edhe nga Apeli, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ndaj saj u la në fuqi po ashtu edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Reklamë

Për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit ka humbur fuqinë, thuhet në rekursin e dorëzuar prej saj.

Megjithatë kolegji i gjykatës së lartë nuk e ndryshoi masën pas këtij argumenti. Balluku është vënë në hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë