E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos t’i japë kohë palëve deri në datën 30 nëntor

Parlamenti miratoi shtyrjen e mandatit për komisionin e Reformës Zgjedhore deri në 30 nëntor.

Edhe pse vendimi është konsensual mes Partisë Socialiste dhe  asaj Demokratike, ai u votua vetëm nga mazhoranca, pasi demokratët kanë vendosur të bojkotojnë seancat plenare deri në fund të sesionit.

Reklamë

Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit në tetorin e vitit të kaluar  dhe në 9 muaj nuk arriti të miratojë asnjë ndërhyrje ligjore.

Të dy palët u treguan të kujdesshme dhe në këto  muaj punuan vetëm për projektligjin “Për financimin e partive politike”, i cili është kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Reklamë

Por miratimi i këtij ligji do të ngelet për sesionin e ri që nis në shtator.

Sot në seancë plenare u miratuan 9 projektligje.  Gjatë votimit ra në sy se socialisti Erjon Braçe votoi kundër ndryshimeve në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Ky ligj krijon mundësi për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, dhe sipas Erjon Braçes dëmton tokën bujqësore në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë