Një 14-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte me thyerje në një market në pedonalen e qytetit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë nisën veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar vetëm pak orë pas ngjarjes.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan si prova materiale një çekiç, që dyshohet se është përdorur për të thyer xhamat e marketit, si dhe veshjet që 14-vjeçari mbante në momentin e tentativës së vjedhjes.
Policia bën të ditur se me të miturin po kryhen veprimet procedurale në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





