Subscribe

Nje projektligj per kompleksin e minierave te Trepçës, qe pritet te miratohet nga parlamenti ne Kosove ditën e premte, ka shkaktuar pakënaqësi te minatorëve serbe.
Per te dytën dite me shume se 100 minatorë kane dale ne proteste ne fshatin Rudare, duke bllokuar rrugën Mitrovice-Leposavic. Protestuesit mbanin ne duar parulla ku shkruhej “Ligji nuk do te kaloje”. Per ta kjo çështje duhet te behet urgjentisht pjese e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë ne Bruksel dhe duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjitha palet. Projektligji do te përcaktoje pronësinë mbi kompleksin dhe funksionimin e tij. Qeveria e Kosovës do te jete pronare e 80 perqind te aksioneve ndërsa punëtoret do te kenë 20 perqind te tyre. Por Beogradi pretendon se Trepça eshte pasuri e Serbise dhe deputetet serbe kane paralajmëruar se nuk do ta votojnë. Kompleksi administrohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ka nje borxh prej nje miliardë e 400 milionë euro. Gjykata e Larte e Kosovës ka lene afat fillimin e nëntorit qe Agjencia e Privatizimit te dorëzoje planin e organizimit, pasi ne te kundërt kompleksi mund te falimentoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *