Orët e fundit të merkatos së dimrit kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë tek Milani. Nisur edhe nga humbja e fundit në Champions kundër Dynamo Zagreb, por edhe ndeshjet e dobëta në kampionat, atmosfera tek milanezët është mjaft e tensionuar.
Drejtuesit bashkë me trajnerin mesa duket kanë përpiluar një listë me lojtarë të panevojshëm më, dhe kjo është reflektuar menjëherë në hyrje daljet në merkato. Surpriza më e madhe ka qenë Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll ka vetëm pak muaj në ekip e asnjëherë impakti pas ardhjes së tij në ekip në fazën ofensive nuk ka qenë i rëndësishëm. Mirëpo përplasjet e fundit me trajnerin Konseisaso mesa duket janë bërë faktor kyç që ai të merrte vendimin për tu larguar tek Gallatasarai.
Nga 10-15 mln euro në total bashkë me bonuset operacioni i transferimit të sulmuesit në Stamboll. Gallatasarai po këmbëngul fort edhe për mbrojtësin Pavlovic, por serbi po reziston dhe nuk dëshiron të largohet nga Milano. Një tjetër futbollist që mund të largohet, sot në ditën e fundit të merkatos është edhe Davide Kalabria, protagonist i një incidenti të rëndë me trajnerin Konseisao kundër Parmes në ndeshjen e fundit në kampionat. Klubi gjithashtu i ka kërkuar agjentëve të Jovic dhe Loftus Cik të gjejnë një sistemim për lojtarët e tyre. Zyrtare është gjithashtu huazimi tek Monxa i talentit Francesko Kamarda.
Dy detaje të tjera mjaft të rëndësishme janë zbuluar nga mediat italiane, Komo ka tentuar të blejë për 40 mln euro Teo Hernandezin pak ditë më parë, por ka hasur në një jo të fortë të klubit dhe lojtarit , e po ashtu jo e fortë ka ardhur orët e fundit nga Milani edhe për Rafael Leaon, për të cilin Al Naser që drejtohet nga Stefano Pioli ka qenë gati të ofroje 85 milionë euro. Sa i takon hyrjeve, tre janë emrat e nxehtë të ditës së sotme. Santiago Himenez i Fejenordit është shumë afër mbërritjes në Milano për një shifër 32-35 mln euro.
Zhoao Feliks është një sistem i fortë i trajnerit Konseisao për ta marrë në huazim nga Chelsea, ndërsa pista tjetër nëse dështon Himenez, është Lorenco Luka i Udineses.





