E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, sipas autoriteteve lokale.

Mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Avioni i përkiste një shkolle të hedhjeve me parashutë dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey përpara se të rrëzohej.

Reklamë

Policia ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje.

Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të aksidentit për të ndjekur nga afër situatën. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten ende të panjohura dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë