E diel, 11 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

Makthi i tërmeteve në Venezuelë vazhdon. Bilanci i viktimave është rritur në 1430  të vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur ose rezultojnë ende të zhdukur. Familje të tëra vazhdojnë të kërkojnë me ankth të afërmit e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë pa pushim mes rrënojave.

Pamjet nga zonat e goditura tregojnë përmasat e katastrofës. Ndërtesa të shembura, rrugë të shkatërruara dhe lagje të tëra të mbuluara nga rrënojat janë kthyer në skenën e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore që ka përjetuar vendi.

Reklamë

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në garë me kohën.

Në mesin e dhimbjes, qindra familje presin çdo lajm për fatin e të afërmve të tyre. Mes kaosit  ka pasur edhe momente shprese, pasi disa persona janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesat e shembura pas orësh kërkimesh.

Reklamë

Shumë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë dhe po qwndrojne  në qendra emergjente.

Ndërkohë, ndihmat humanitare kanë nisur të mbërrijnë nga vende të ndryshme, me ushqime, ujë, ilaçe dhe ekipe të specializuara për kërkim-shpëtim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë