E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa Barriera” për personat me aftësi të kufizuara

Në pedonalen e Himarës u zhvillua ceremonia e inaugurimit të rampës ekologjike të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, në kuadër të nismës “Deti pa Barriera”.

Nisma synon të promovojë barazinë, dinjitetin dhe turizmin gjithëpërfshirës, duke u mundësuar personave me aftësi të kufizuara akses më të lehtë në det dhe në hapësirat publike bregdetare.

Përfaqësuesit e organizatorëve theksuan se kjo nismë përçon mesazhin se deti dhe hapësirat publike duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë, duke e konsideruar aksesin jo si privilegj, por si një të drejtë themelore të çdo qytetari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë