E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë  më shumë mundësi punësimi po bëhet gjithnjë edhe më I dukshëm.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thekson se vetë maturantët po orjentohen nga të dhënat mbi punësimin dhe ecurinë e viteve të mëparshme, për të zgjedhur degë me mundësi të mira.

Reklamë

“Në fund të fundit pritet që këta maturantë të formohen me njohuri që kërkon tregu i punës, për të mundësuar punëismin e shpejtë të tyre. Maurantët, që në momentin që fillojnë të hulumtojnë në programin U – Albania, riorjentohen edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe si ka qenë ecuria në vitet e kaluara,  për të patur mundësi të orjentohen drejt degëve të cilat përthithen më shpejt nga tregu”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Referuar viteve të fundit, interesi më i madh po shfaqet për degët e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe shkencave mjekësore. Ndërkohë degët tradicionale si ekonomiku, juridiku dhe fusha të tjera të shkencave ssociale vijojnë të zgjidhen, megjithëse nuk shënojnë të njëjtin interes.

Reklamë

“Gjenerata e re është orjentuar drejt TIK, inxhinieri e degë teknike. Është më pak e orjentuar në degë klasike, jo se kanë humbur vëmendjen e tyre sepse tregu do ketë nevoja për degë klasike si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera, por deri diku ka rënë interesi  i viteve të para të demokracisë.  Gjuhët e huaja gjithashtu më pak,  pasi maturantët po mësojnë që në gjimnaz  dhe bëhet pjesë integrale e studimeve të tyre.

Degë që kërkohen nga tregu vendas janë: teknologji, inxhinieri por edhe shkencat mjekësore dhe  infermeri,. Kjo qoftë në tregun vendas, qoftë nga kkërkesa të tregut europian”, shtoi Xhelaj.

Institucionet e arsimit të lartë, pohon Xhelaj, rishikojnë pothuajse çdo vit programet e studimit, duke i bërë ato më fleksibël dhe më të lidhura me kërkesat e tregut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë