E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga, 5 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 06:45 në zonën e quajtur Jalli i Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Fiat” dhe një “Volkswagen”, ky i fundit me gjashtë persona në bord. Përplasja ka qenë e fortë dhe, pas goditjes, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Reklamë

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Reklamë

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, disa prej të plagosurve shihen të shtrirë në tokë pas aksidentit, përpara se të shoqëroheshin drejt spitalit. Ende nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve dhe daljen e njërit prej tyre nga rruga.

Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje për rrethanat e aksidentit, identitetin e personave të lënduar dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.