Nje sipërfaqje prej disa ha me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Flakët janë shfaqur rreth orës 9:00 të mengjesit por megjithese vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, e era e fortë, ne mesditë riaktivizoi flaket.
Zjarrfikesit e Mallakastres me ndihmën edhe të reparteve nga Fieri rinisen operacionin e shuarjes së flakëve.
Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit operacioni vijoi edhe me ndërhyrje nga ajri.
Zjarri është shuar por ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të monitorojnë zonën për çdo të papritur pasi era e fortë mund të riaktivizojë flaket sidomos gjatë oreve te natës.





