E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta thërret parlamentin, mblidhet në 9 shtator

Presidenti i republikës Ilir Meta ka shpallur datën per mbledhjen e parlamentit te ri. Kreu i shtetit ka dekretuar datën 9 shtator, e cila shënon mbarimin e mandatit te parlamentit aktual per mbledhjen e deputeteve te rinj.

 

Seanca do te zhvillohet ditën e shtune ne orën 10.00,  duke i hapur kështu rruge nisjes se legjislaturës se 9.

 

Reklamë

Sipas rregullores se parlamenti ne datën 9 shtator e vetmja detyre e deputeteve është ngritja e komisionit per verifikimin e mandateve, i cili ka dy dite afat per te verifikuar mandatet e deputeteve te rinj.

 

Ne seancën pasardhëse, deputetet bëjnë betimin dhe zgjedhin kryetarin e kuvendit, i cili sipas vendimit te maxhorances do te jete Gramoz Ruçi.

 

Ditën e konstituimit te parlamentit, presidenti i republikës Meta dekreton kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen i cili rikthehet ne parlament per te shpallur programin e qeverise.

 

Ne 2013 debati per programin e qeverise Rama ka zgjatur dy dite, e nëse edhe do te ndiqet i njëjti skenar ne 15 shtator, Shqipëria do te ketë ne detyre qeverinë e re.

Më shumë video

Reklamë