Subscribe

Ndersa ftesa e presidentit Ilir Meta per kryeministrin eshte ne fuqi deri ne oren 13 Edi Rama ka zgjedhur të jetë me banorët e njësisë administrative nr.4 në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit shefi i qeverise Rama ka komentuar edhe mundësinë për një datë të re zgjedhjesh qe mund te caktohet nga kreu i shtetit.

 

Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan…”,Çfarë muhabetesh, ç’a bisede…Çfarë kam hequr unë për Reformën në Drejtësi me Metën…pupupu, frikë e madhe”, tha Rama.“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë”.

 

Rama I eshte pergjigjur edhe interesit të qytetareve të cilët e pyetën se çdo ndodhte nëse Presidenti dekreton një datë tjetër zgjedhjesh.

 

“Do doja të flisnim si të punojmë, si të rregullojmë, po ç’ti bësh, Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin por s’kemi ç’bëjmë. E thashë unë erdhi dita që edhe Nishani të duket si Xhefersoni. Habi e madhe. Kur bëmë marrëveshjen (18 maj 2017) atëherë që ishte e deklaruar nga të dyja palët ata të Presidencës merrnin në telefon, na dërgoni letrat me firmë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e zgjedhjeve, e kërkonte me shkrim. Po ky tani? Ky i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së vetë. Ju dha motiv këtyre të mbrohen duke thënë do respektojmë dekretin. Ajo histori e ka marrë përgjigjen edhe nga Kolegji Zgjedhor. Askush se ve në diskutim vendimin e Kolegjit se ai vulos zgjedhjet. Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan.

 

Edhe per oposionin e shperndarjes se parlamentit nga presidenti kryeministri nuk e ka kursyer ironine.

 

 

“Mund të marrë vendim ti shpallë luftës BE dhe SHBA. Problemi me këtë është se u çmendën të gjithë përnjëherë. U çmend Tan Ceka, iku fare ai.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *