Subscribe

Presidenti Ilir Meta shprehet se është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Ky i fundit ndërroi jetë pas një beteje me COVID.

Në një mesazh ngushëllimi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Fino ishte një politikan i moderuar dhe ndarja e prapritur e tij shkakoi dhimbje të madhe.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *