Presidenti i zgjedhur,  Ilir Meta, i cili shkoi menjëherë me gjithë eskortën e tij pas incidentit me antarin e LSI-së në Lezhë, ka thënë se ka shkuar atje për të mbrojtur votën.

 

 

“Bandat e Rilindjes po deformojnë votën, – tha ai. Bandat kanë mbështjen e Policisë, të Haki ‘Drogës’. Kam ardhur në Lezhë me gjithë eskortë për të mbrojtur votën e lezhjanëve. Sot në Lezhë kanë goditur Florian Dushkun. Do të kërkojmë hetime dhe arrestime. Do të qëndroj derisa të numërohet çdo votë.”

 

 

Paraditen e sotme, një anëtar i LSI, Florian Dushku, u plagos nga një grup jashtë qendrës së votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *