Partia Republikane organizoi në këtë fillimvit nje takim te strukturave drejtuese ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 25 Prill.

 

Kryetari i PR Fatmir Mediu u ndal tek situata e pandëmise në venduin tonë duke vlerësuar maksimalisht angazhimin e mjekeve dhe infermiereve gjatë gjithë këtyre muajve ndërsa shprehun ngushëllimin e tij për të gjithë ata familje që kanë humbur njerezit e dashur në luftën me Covid.

 

Mediu shtoi se Shqipëria është në një moment shumë të vështirë qoftë për interesat kombëtare ashtu edhe për rrezikun që vjen nga situata e rëndë si pasojë e keqqeverisjes.

 

Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Duhet koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të vecanta dhe kanë ngritur shumë pikëpytje në të ardhmen e rajonit. Shqiptarët në rajon duhet të jenë më të bashkuar se kurrë në Europën e bashkuar përballë kërcënimeve që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës. Probleme që kanë të bëjën me qeverisje, ku nuk kemi më qeverisje demokratike por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsioni dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin.

 

Mediu tha para strukturave drejtuese të PR se opozita ka nevojë ta konceptojë ndryshe marrëdhenien e vet me qytetarët dhe mbështetesit e të djathtës.

 

Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të treguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve. Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon  me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integritet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *