E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mediu, grup me deputetë borxh

Parlamenti ka regjistruar zyrtarisht 4 grupe parlamentare, por ajo qe bie ne sy është qe ne grup parlamentar është regjistruar edhe Partia Republikane, e cila nuk mori asnjë deputet nen siglen e saj ne zgjedhjet parlamentare.

 

Fatmir Mediu, i cili edhe vete doli deputet per te dytën here me siglën e PD ka marre nga Partia Demokratike 6 deputete per te arritur numrin e nevojshëm per te krijuar grup parlamentar, nje praktike qe nuk ndiqet per here te pare ne parlamentin shqiptar.

 

Vete kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho shpjegon se kjo lëvizje e deputeteve eshte thjesht nje taktike per t’i dhënë opozitës me shume mundësi per te folur.

 

Krijimi i nje grupi parlamentar ka disa avantazhe financiare dhe politike. Nje grup parlamentar ka te drejte te ketë nje këshilltar dhe nje sekretar, dhe kreu i grupit, ne kete rast Mediu, merr nje pagese shtese prej 7.500 lekesh ose 5% te pages se deputetit.

 

Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar ka te drejte te jete ne konferencën ku përcaktohet axhenda e punimeve te parlamentit dhe ka gjithnjë me shume kohe ne dispozicion per te folur ne parlament

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video