Presidenti Meta, priti këtë të martë delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga Nënkryetari Zhang Qingli.

Ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të lartë kinez.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme politike, parlamentare dhe akademike në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *