Uefa ka nisur këtë të martë diskutimin maratonë per atë cka do të ndodhe me futbollin europian që është ndalur si pasojë e koronavirusit.

 

Tryeza e parë e nisur në 10:00, kuptohet nëpermjet videokonferencës, ka si protagoniste Uefan, Shoqatën Europiane të Klubeve, drejtuesit e ligave të futbollit në Europe dhe Shoqatat e Lojtareve.

 

Pastaj tryeza e dytë do të jetë në 13:00 me kreret e 55 Federatave Europiane dhe në fund në 14:00 mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv.

 

Objektivi kryesor i Uefa, është që të mbyllen mbi të gjitha kampionatet dhe kupat e Europës. Pastaj të mendohet për Kampionatin Europian. Për këtë kompeticion ka dy variante, shtyrja në nëntor-dhjetor të këtij viti dhe qershori i vitit të ardhshem.

 

Opsioni për ta shtyre me nje vit duket se ka fituar gjithnje e më shumë terren. Humbja ekonomike në këtë rast do të ishte 300 mln euro, shumë që do subvencionohet nga federatat dhe vetë klubet. Pasditen e kësaj te marte do ketë me siguri nje vendimmarrje për kaosin qe ka përfshirë edhe futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *