Banoret e lagjes “Skenderbeg” në Lezhë dolen edhe kete te hene ne proteste, pas shumë shkresave dhe peticioneve drejtuar intitucioneve prej te cilave nuk kane marre asnje pergjigje per ndotjen qe shkakton fabrika e perpunimit te mbetjeve shtazore.

 

Sipas banoreve, ekspertet nga Tirana kane nxjerre qe teknologjia nuk perputhet me rregullat. Ata fajesojne ministrin Çuçin per krimin mjedisor dhe qe po shkel hapur ligjin.

 

Banoret tregojne edhe problemet shendetesore me te cilat po perballen nga era e rende qe leshon fabrika, si dhe rrezikun e perhapjes se shumë semundjeve te tjera.

 

Situata vijon te jete problematike, ndersa banoret kane paralajmeruar edhe te tjera protesta edhe me te fuqishme ne rastet kur qeveria nuk po merr masa per jeten e tyre. Kjo situate behet edhe me frikshme pas rasteve te te prekurve me koronavirus ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *