Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin, për mashtrim dhe përfshirje në Traktatin kryesor të kontrollit të armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe për pakujdesinë e treguar javën e kaluar në konfrontim me Ukrainën.
Mattis është shprehur se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Kongresit të muajit të kaluar.
Ndër të tjera Mattis, ka diskutuar për frenimin e konfontimit me Rusinë në të ardhmen.
“Kjo është një situatë mjaft komplekse sepse zoti Putin si duket mëosn shumë ngadalë. Ai nuk po e kupton se po i bën dëm popullit të vet dhe nuk po vepron në përputhje me interest e rusëve si dhe po e detyron NATO-n të riarmatoset.”





