Prodhuesi më i madh gjerman i armëve “Rheinmetall’ ka njoftuar se ka marrë një porosi   të madhe predhash artilerie për t’u prodhuar në një marrëveshje me qeverinë gjermane për të rimbushur rezervat e dëmtuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

 

“Rheinmetall ka rezervuar një porosi të madhe për municion artilerie 155 mm, pas një thirrjeje të dytë sipas një urdhri ekzistues kornizë me qeverinë gjermane,” tha kompania  në një deklaratë për shtyp të premten.

 

Kompania e mbrojtjes, me qendër në Dusseldorf, Gjermani, tha se kontrata e re për municionet e artilerisë 155 mm do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe përfaqëson një vëllim të mundshëm porosie prej rreth 1.35 miliardë dollar. Dorëzimi i porosisë qeverisë gjermane është planifikuar të bëhet në vitin 2024.

 

 “Lufta në Ukrainë ka detyruar forcat e armatosura të shumë kombeve të plotësojnë rezervat e tyre të municionit. Në këtë kontekst, Rheinmetall ka rezervuar tashmë disa porosi të mëdha për municione artilerie,” thuhet në deklaratë.

 

Që në korrik 2023, Rheinmetall njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re kornizë për municionet e artilerisë me forcat e armatosura të Gjermanisë dhe zgjerimin e një marrëveshjeje ekzistuese. Marrëveshjet midis Gjermanisë dhe Rheinmetall përfshijnë dërgimin e disa qindra mijëra predhave, siguresave dhe ngarkesave shtytëse, tha kompania e mbrojtjes në deklaratën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *