Subscribe

Zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor. Në përfundim të një takimi me kryeparlamentarin Talat Xhaferi përfaqësuesit e partive parlamentare, me përjashtim të VMRO-DPMNE, propozuan shtyrjen e zgjedhjeve dhe që krerëve të komunave dhe këshillave komunalë t’u zgjatet mandati deri në zgjedhjen e drejtuesve dhe anëtarëve të rinj.

 

Në njoftimin e kuvendit theksohet se partitë ranë dakord se prioritet është arritja e marrëveshjes për miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.

 

Partitë kanë rënë dakord që brenda një afati të shkurtër të krijohen grupet e punës për të realizuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ministrja e Pushtetit Lokal kishte kërkuar zgjidhje urgjente dhe vazhdim të mandatit të krerëve komunalë deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, pasi vendi rrezikonte paralizimin e plotë, duke qenë se sot skadon afati ende nuk është krijuar as qeveria e re.

 

Bashkësia e njësive te qeverisjes lokale kishte paralajmëruar se nëse parlamenti nuk gjen shpejt nje zgjidhje, qytetaret rrezikojnë te mos marrin me asnjë shërbim nga njësite vendore, nuk do te mund te paguhen rrogat per institucionet e varësisë, si ne kopshte e shkolla, si edhe nuk do te funksionoje transporti publik. Zgjedhjet lokale duhet te ishin zhvilluar ne gjysmën e pare te ketij muaji, por mungesa e zgjedhjes se kreut te parlamentit solli tejkalimin e afateve. Ndërkaq, LSDM përsërit thirrjen që presidenti Ivanov t’i japë mandatin Zaev për formimin e qeverisë dhe me shumicën parlamentare nuk do të lejojnë paralizimin e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *