Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e së mërkurës në fshatin Grabovë të Përmetit, pas shpërthimit të një lëndë plasëse (dyshohet bombë).
Mësohet se shtetasi E.B dhe një person tjetër kanë prekur aksidentalisht një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit, E.B ka mbetur rëndë i dëmtuar dhe i gjymtuar, dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në ngjarje ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar, por nën vëzhgim mjekësor.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në mënyrë aksidentale, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.





