E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump konfirmon bisedën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar raportet për një shkëmbim të nxehtë pohimesh me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke pranuar se ai përdori gjuhë të ashpër gjatë një telefonate, ndërsa kërkonte të frenonte veprimet ushtarake izraelite në Liban.

Në një intervistë të botuar nga Neë York Post të mërkurën, Trump u pyet në lidhje me raportet se ai ishte përballur me Netanyahun lidhur me luftimet e vazhdueshme të Izraelit me Hezbollahun dhe kërcënimet për të sulmuar kryeqytetin libanez, Bejrut.

“Ti the, ‘Po je çmendur fare? Çfarë po bën? Unë të ndihmova të mos futesh në burg’. A është e vërtetë kjo? A i fole në ato terma?” pyeti intervistuesi.

“Po,” u përgjigj Trump. “Isha pak i shqetësuar nga lufta e tij e vazhdueshme me Libanin.”

Reklamë

Trump tha se i kërkoi udhëheqësit izraelit të ulte tensionet në situatë, duke i thënë podkastit të gazetës: “Unë i thashë, ‘Bibi, duhet ta ndalojmë këtë’”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë