Trupat ruse shkatërruan pozicionet ukrainase pranë Pokrovsk (lindje), pranuan forcat e armatosura të Kievit të mërkurën,.
Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në qytetin Zaporizhia, arriti në dhjetë, pas zbulimit të trupit të një gruaje, njoftoi guvernatori rajonal.
Forcat ruse kanë përparuar me shpejtësi drej drejt Pokrovsk, dhe tani janë më pak se 3 kilometra larg nga kufijtë jugorë të qytetit, sipas DeepState, një kanal ukrainas në Telegram që harton frontet e luftës.
The death toll from the strike on the clinic in #Zaporizhzhia has risen to 10
During the clearance of the rubble after the strike on the clinic in the center of Zaporizhia, 10 bodies of the dead have already been found, reports the head of the regional military administration… pic.twitter.com/Aaa8WMpfIE
— 🇺🇦 paolo rel (@paolobucci18) December 12, 2024
“Pas luftimeve të zgjatura, dy nga pozicionet tona u shkatërruan, njëri ra. Për momentin po merren masa për të rivendosur pozicionet tona”, tha për televizionin ukrainas Nazar Voloshin, një zëdhënës i forcave të armatosura të Ukrainës në pjesën lindore të vendit.
Nëse Pokrovsk, një qendër kryesore e furnizimit për forcat e armatosura ukrainase, bie, kjo do të jetë humbja më e rëndë e Kievit në disa muaj.
Përveç kësaj, qyteti është shtëpia e fabrikës së vetme të koksit (Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit) në vend, e cila furnizon sektorin dikur të madh të çelikut të Ukrainës.
Në Pokrovsk, rreth 18 kilometra nga kufiri i rajoneve të Ukrainës Donetsk dhe Dnipropetrovsk, muajt e fundit janë zhvilluar betejat më të ashpra të luftës që filloi me pushtimin rus 33 muaj më parë.
A private clinic was under attack by Russian missiles in Zaporizhia, Ukraine.
As the result at least 9 people were killed and more than 20 wounded.
Dec 10, 2024 pic.twitter.com/MPlYoJVL6a— Thunder26 (@Thunder261) December 12, 2024
Ndërkohë, në Zaporizhia, autoritetet thanë se 10 persona u vranë pas bombardimit të qytetit, ndërsa një person tjetër besohet të jetë varrosur në rrënoja, sipas guvernatorit rajonal Ivan Fedorov.
22 persona të tjerë u plagosën nga bombardimet, të cilat shkaktuan dëme veçanërisht në një klinikë dhe një ndërtesë zyre në qendër.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke dënuar sulmin “barbar”, u kërkoi aleatëve të vendit të tij në Perëndim më shumë sisteme të mbrojtjes kundërajrore, veçanërisht Patriotët Amerikanë.





