Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj propozoi ngritjen e grupeve te përbashkëta te hetimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe krijimin e nje database mes dy vendeve, e cila do te ndihmoje ne shkëmbimin e informacionit. I pranishëm ne konferencën e ministrave te brendshëm ne Itali, Fatmir Xhafaj u shpreh se ngritja e qendrës rajonale te bashkëpunimit policor shërben ne goditjen e krimit te organizuar kryesisht trafikut te lendeve narkotike. Kjo ide u përkrah dhe nga ministri i brendshëm italian Marco Miniti, i cili tha se idetë e homologut shqiptar do të jene shtyllat kryesore te projektit ne luften kundër krimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *