E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e diel, qytetet më të nxehta

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Reklamë

Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të arrijën deri në 41 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 19 gradë celcius. Qytetet ku pritet të bëjë më nxehtë janë Elbasani, Fieri dhe Berati.

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë