E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin e artit Noizy është bërë përsëri “shënjestër”.

Te dera e dyqanit në pronësi të tij është gjetur një sasi e vogël lëndë eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer.

Reklamë

Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit

Kujtojmë që në biznesin e Noizyt edhe më herët ka shpërthyer lëndë plasëse, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë