Nuk mjaftojnë vetem telashet që i krijoi vetes me projekti tashmë të anulluar të shitjes së aksioneve tek kompani tregtare për organizimin e botës…e tani Xhani Infantinon duhet të përballet edhe me “dhimbje koke” që lidhen me histori të së kaluarës, jo shumë të largët.
Gazeta britanike ‘Daily Telegraph’, ka lëshuar një artikull bombë që e akuzon kreun aktual te FIFA-s se në kohën kur ka qenë numri dy i UEFA-s, ai ka lobuar për t’i dhënë kompesim të majme në para një femre që supozohet se ka qenë e dashura e tij brenda qeverisë së futbollit europian.
Sipas mediave angleze, gruaja mori një shumë të konsiderueshme me gjashtë zero kur u pushua nga puna prej UEFA-s. Ajo dyshohet se kishte lidhje intime jashtëmartesore me Infatinonin në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.
Mirëpo kur raporti mes tyre u zbulua, sipas Telegraf, Infatinos iu desh të bënte një zgjedhje duke e larguar atë nga UEFA në këmbim të një kompensimi të rëndësishëm financiar. Madje gazeta pretendon se UEFA financoi masterin e Administrimit të Biznesit të gruas pasi ajo u largua nga UEFA.
UEFA e pranoi një gjë të tillë po shtoi se Pagesa u bë në përputhje me rregulloret në fuqi në atë kohë për stafin që largohej nga puna. Ndërkohë përfaqësues të FIFA-s në reagimin e tyre për tabloitet britanike, i mohon fuqimisht këto akuza ndaj Infatinos, të cilat janë kategorikisht të rreme.
Akuzat mediatike ndaj kreut të FIFA-s vijnë në një kohë që ai ndodhej në Amerikën e Jugut ku mori mbështetje pas përçarjeve dhe përplasjeve të mëdha që shkaktoi plani i tij financiart për ta shitur 20% të organizimit të kupës së botës dhe aktiviteteve e te tjera në këmbim të 4.2 miliard dollarëve.




