Në të gjithë botën duket se kafshët po përshtaten shumë mirë pa njerëzit “nëpër këmbë”. Luanët në Afrikën e Jugut po shijojnë paqen dhe qetësinë, teksa vendi ndodhet në izolim.

Disa fotografi të publikuara nga Parku Kombëtar i Kruger në Afrikën e Jugut tregon luanët të shtrirë në mes të rrugës. Ata duken krejtësisht të pashqetësuar. Në një ditë normale, rruga ku ishin shtrirë luanët do të ishte e mbushur me turistë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa fillimisht njoftoi një mbyllje të vendit për 21 ditë, por në një njoftim të dytë në 8 prill ai konfirmoi se izolimi do të zgjasë deri në fund të muajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *