Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur i zhgënjyer nga përgjigjia e kryetarit Basha për propozimin hibrid për reformën në drejtësi. “Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një përgjigje në mirëbesim, gjysëm nga opozita dhe gjysëm nga qeveria. Z. Basha propozoi dicka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid , diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të djelën”.