Subscribe

Ka filluar në Durrës këtë të mërkurë aksioni për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazheve.

Ndërhyrja u shtri në zonën e shkëmbit të Kavajës, ndërsa morën pjesë policia bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Aksioni, sipas autoriteteve, do vazhdojë dhe në ditët në vijim ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet private që zaptojnë hapësirat publike.

 

VASIP ÇOPA

DREJTOR I POLICISË BASHKIAKE, DURRËS

 

Ne sot kemi ndërmarrë një aksion në bazë të një plani masash të bërë nga bashkia në zbatim të VKM-se per 171për plazhet. Kemi që nga e hëna që merremi me lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare të bashkisë Durrës. Theksoj se do vazhdojmë punën dhe në ditët në vazhdim. Theksoj që të gjithë ato subjekte që vendosin pa leje të beach-bareve, apo çdo objekti tjetër do të merren masa administrative dhe do të largohen nga ana jonë.

 

Javën e ardhshme në këtë zonë pritet të fillojë dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

 

Nga ana tjetër në Vlorë, situata e plazheve vazhdon të mbetet e paqartë ndonëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht.

 

Asnjë prej subjekteve private nuk ka nënshkruar kontratat për menaxhimin e plazheve. Edhe pse aplikimet kanë nisur prej datës 17 maj, kërkesat e bëra prej biznesit në portalin e-albania nuk janë shqyrtuar ende.

 

SONELA HAXHIRAJ

DREJTORE E ASETEVE DHE PRONAVE PUBLIKE, VLORË

 

Ende nuk janë pajisur me kontratë sepse kërkesat e tyre janë duke u shqyrtuar nga ministria e turizmit.

 

Problematikë për këtë sezon turistik mbetet gjithashtu dhe mungesa e rojeve bregdetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *