Subscribe

Pas përfshirjes së pjesës shqiptare te Ohrit ne Unesco ne 5 Korrik, nga Pogradeci u bene publike per here te pare perfitimet dhe detyrimet per te qënë pjese e listes së trasheigimisë bgoterore.

 

Ministri i Mjedist Blendi Klosi pohoi se bashke me qevrine maqedonase do te ngrihen komitete të përbashkëta për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e liqenit.

 

BLENDI KLOSI

 

MINISTER I MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

 

“Na del detyrë ta promovojmë, ta vizitojmë ta kthejmë në ekonomi për qytetin. Nga sot, të jemi të gjithë së bashku me një premtim,  si përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut për ta pasur edhe këtë pikë si shumë pika të tjera të trashëgimisë sonë natyrore, të trashëgimisë kulturore dhe historike si pika që na bashkojnë, si pika që dëshmojnë se ne mund të jemi destinacion i mirëfilltë turistik atëherë kur kuptojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi duhet të paraqiten si një ofertë e përbashkët në tregun e madh botëror të turizmit, atëherë kur duhet të kuptojmë se pasuri të tilla si liqeni i Ohrit duhen mbrojtur, kultivuar dhe zhvilluar me një parim për të qenë këto vlera të trashëgimisë botërore, ashtu të bukura sic janë krijuar e kështu të bukura sic po mbrohen sot”.

 

 

Klosi nënvizoi se duhet shume pune per te kultivuar me shume turizem  qe te zhvillohet brenda rregullave dhe parimeve të trashëgimisë botërore.

 

 

“Liqeni i Ohrit është një destinacion i ri turistik që ka marketingun më të mirë të mundshëm duke qenë zonë e mbrojtur. Por, po ashtu është një destinacion që na rrit përgjegjësitë për të qenë më pranë rregullave, që OKB ka vendosur. Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gadishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peisazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore”,

 

 

Edhe ministri Maqedonas i Mjedisit dhe Kulturës, vleroi rëndësinë e përfshirjes së liqenit të Ohrit në UNESCO.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *