Subscribe

Tre vitet e fundit po shtojnë alarmin, se shtesa natyrore e popullsisë po shkon drejt zeros.

 

Të dhënat më të fundit të vitit që lamë pas, tregojnë se shtesa natyrore e vendit ishte 675 persona, më e ulëta historike.

 

Përjashtim bën vetëm viti 2021, ku patëm një tregues negative të shtesës së popullsisë, për shkak të numri të lartë të vdekjeve.

 

Shkaku kryesorë i këtij fenomeni është emigracioni.

 

Shtesa natyrore në vitin që lam pas ishte 675 persona, duke shtuarse  emigracioni që vleresohet se mund të jetë 20-30 mijë persona, kemi të bëjmë me një shtesë negative. Emigracionit nëse do ti shtojmë edhe numrin e ulët të lindjeve, e bëjnë këtë fenomon një këmbanë alarmi për qeverine, e cila duhet ti marrë në konsideratë këto tregues-shprehet Koco Broka ekspert ekonomie.

 

Nëse do t’i referohemi numrit të lindjeve, ato arritën në 23 mijë në vitin 2022, ose 13, 5 % më pak se 2021.

 

Edhe ky tregues është më i ulëti në 2 dekadat e fundit. Shifrat e vdekjeve iu rikthyen niveleve të mëparshme me 22 mijë, ose 37% më pas se vitin e kaluar.

 

 

Niveli I fertilitetit në vendin tonë ka rënë ndjeshëm, nga 3.2 lindje për cdo femër që ishte në vitet ’90, në 2022 ky tregues ra në 1.34. Ky është treguesi më I ulët në Europë. Që shoqëria të ketë një riprodhim në nivele të zakonshme ky tregues duhet të jetë 2.1 lindje për cdo femër-vijon më tej eksperti.

 

Ekspertët prej kohësh kërkojnë rishikimin e skemës së pensionit, e cila në vitet në vijim do të thellojë më tej defiçitin.

 

Pas disa vitesh ne do të kemi më shumë persona që do të dalin në pension sesa të punësuar dhe kjo do të jetë problemi më I madh për skemën e pensionieve e cila duhet rishikuar që sot për ti paraprirë këtyrë zhvillimeve në të ardhmen.

 

Qeveria ka paralajmëruar se do të rrisë pagën minimale, për ta çuar atë në kufijtë e 40 mijë lekëve, një lëvizje kjo që shkon në favor të skemës së pensioneve. Por ekspertët thonë se kjo masë është e pamjaftueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *