Subscribe

 

 

Pedonalja e kryeqytetit mund të quhet padyshim “rrugica e teatrove”, por këtë javë ajo është shndërruar në mikpritësen e kulturës turke.

 

Ramizi është vetëm një nga artistët që ka mbërritur në Tiranë, për të na rrëfyer pasionin dhe punën e tij me qelqin. Është me origjinë shqiptare, por jetën e ka ndërtuar në Turqi, ku edhe punon si pedagog në një kolegj artesh për shndërrimin e qelqit në një vepër arti.

 

Nuk nguron të krijojë në stendën e vendosur në pedonale edhe për publikun që dëshiron diçka të personalizuar.

 

Ramiz Gençkaptan: Kam shumë vite që e ushtroj këtë zanat. Tani kam dalë në pension, por e dua kaq shumë punën me qelqin, sa nuk kam hequr dorë. tani jam mësues për përpunimin e xhamit, qelqit, por pa hequr dorë nga të krijuarit. Jam I lumtur që jam këtu në tokën e të parëve të mi dhe gëzohem pa masë që njerëzit e vlerësojnë punën time. Por, përtej interesit dhe punës, ky për mua është një pasion i madh, diçka që ma bën jetën më të bukur.

 

Nezaket Arslantas: Kemi themeluar një shkollë arti, e kjo akademi përfshin edhe përpunimin e xhamit. Menduam që në Tiranë të sjellim punime të vogla që mund t’i realizojmë edhe në stendë, por kemi krijuar edhe vepra të mëdha. E rëndësishme ishte që të prezantonim këtë kulturë që unë dhe profesor Ramizi e ushtrojmë prej vitesh.

 

Në pedonale nuk gjejmë vetëm artizanë, por edhe sportistë, që përtej ushtrimit dhe garave e duan traditën.

 

Can Senguz: Mund të duket e çuditshme për një të ri të ushtrojë një sport të tillë, por unë mua më ka pëlqyer që në vogëli të jem një shigjetar. Tek ne në Turqi, ky nuk është vetëm një sport, por një traditë që ruhet brez pas brezi.

 

Nuk mungojnë në këtë panair të kulturës turke edhe kostumet, apo elementë tradicionalë.

 

Javuz Kalamak: Vijmë nga një zonë e Turqisë ku i kushtohet vëmendje e veçantë kostumeve popullore, këpucëve me elementë të traditës, por edhe e ëmbëlsirave mjaft të veçanta.

 

Çdo stendë ka një ëmbëlsirë për vizitorët, shumë buzëqeshje dhe kujdes.Ata kujdesen që edhe ato t’i ofrojnë në tabaka apo kuti të realizuara me dorë, në mënyrë artizane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *