Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë shtuar pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me vendosjen e tarifave të reja ndaj fqinjit verior.
Shkak u bënë zjarret masive në pyjet kanadeze, tymi i të cilave ka përfshirë një pjesë të territorit amerikan, duke ndikuar në cilësinë e ajrit në disa shtete.
Në një reagim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump akuzoi autoritetet kanadeze se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e pyjeve dhe për parandalimin e zjarreve, duke argumentuar se pasojat po i përballojnë edhe qytetarët amerikanë.
“Kanadaja ka refuzuar të angazhohet në menaxhimin bazë të pyjeve dhe heqjen e mbeturinave. Kjo është neglizhencë e qëllimshme dhe po i kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë. Kostoja e kësaj ndotjeje duhet të merret parasysh edhe në tarifat që Kanadaja paguan”, tha Trump.
Ndërkohë, sipas autoriteteve kanadeze, në vend vazhdojnë të jenë aktive qindra vatra zjarri, me Ontarion ndër provincat më të goditura dhe një numër të madh zjarresh ende jashtë kontrollit.
Ministrja e Menaxhimit të Emergjencave, Eleanor Olszeëski, deklaroi se Kanadaja po investon miliarda dollarë në mbrojtjen e pyjeve dhe se zjarret janë një sfidë që tejkalon kufijtë shtetërorë.
Ajo tha se nevoitet bashkëpunim të vazhdueshëm me shtetet e bashkuara per perballimin e situatave te zjarreve.





