E mërkurë, 21 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 sekonda më parë
Bota

BE reagon pas ratifikimit të marrëveshjes Turqi-Libi për kufijtë detar: I pavlefshëm dhe pa bazë juridike!

Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë të memorandumit turko-libian që përcakton kufijtë detar të dy vendeve në Detin Mesdhe, duke theksuar se marrëveshja shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta dhe nuk është në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare të Detit.

Në një deklaratë zyrtare, BE-ja e cilëson memorandumin të pavlefshëm dhe pa bazë juridike.

Reklamë

“Ai është i pavlefshëm dhe pa bazë juridike, ndaj nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për shtetet e treta”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, BE u bërë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë të drejtat sovrane të shteteve anëtare të Unionit.

Reklamë

Deklarata e plotë e Bashkimit Evropian:

Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen e thellë për ratifikimin, më 20 tetor 2026, nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, të “Memorandumit të Mirëkuptimit për përcaktimin e juridiksioneve detare në Mesdhe”, të nënshkruar në vitin 2019 mes Turqisë dhe Libisë.

Qëndrimi i BE-së lidhur me këtë memorandum është i qëndrueshëm dhe i qartë. Siç theksohet në përfundimet e Këshillit Evropian të dhjetorit 2019 dhe u riafirmua në qershor 2025, memorandumi turko-libian shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta dhe nuk është në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare të Detit. Ai është i pavlefshëm dhe pa bazë juridike, ndaj nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për shtetet e treta.

BE-ja ka interes strategjik në ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gjitha vendeve të respektojnë të drejtat sovrane të të gjitha shteteve anëtare, në përputhje me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.