Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

18 Korrik 13:31

Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane kundër Iranit, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se vendet fqinje të Gjirit duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me një përgjigje ushtarake “përkatëse dhe proporcionale”.

Në deklaratë, IRGC u bëri thirrje “vendeve pritëse” që i strehojnë baza ushtarake amerikane t’i aktivizojnë njësitë e mbrojtjes civile dhe t’i zhvendosin civilët larg shënjestrave të mundshme ushtarakë, raportoi të shtunën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Tasnim.

Paralajmërimi i IRGC-së erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara e ndryshuan strategjinë ushtarake, duke i zgjeruar sulmet nga objektivat pranë Ngushticës së Hormuzit drejt disa lokacioneve në Iranin qendror dhe jugor të shtunën.

Duke cituar IRGC-në, agjencia iraniane ISNA raportoi se ky paralajmërim i ri është përgjigjja e drejtpërdrejtë e Iranit “ndaj ndryshimit të strategjisë ushtarake amerikane” gjatë 24 orëve të fundit.

Duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme amerikane, IRGC-ja e justifikoi paralajmërimin duke deklaruar se Irani po zbaton “mbrojtje të ndërsjellë”, pas “dështimit të organizmave ndërkombëtarë për t’i ndalur këto veprime”.

Të premten vonë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet e reja synojnë vazhdimin e dobësimit të kapaciteteve ushtarake të Iranit, me urdhër të komandantit të përgjithshëm, presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas CENTCOM-it, u goditën “qendra të mbikëqyrjes, infrastruktura e logjistikës ushtarake, depo nëntokësore armësh dhe kapacitete detare”, duke përdorur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe mjete të tjera ushtarake.

Më herët, zyrtarët më të lartë ushtarakë iranianë kërcënuan me “operacione sulmuese në shkallë të plotë” nëse SHBA-ja do të vazhdonte sulmet edhe për dy ose tre ditë të tjera.

Duke cituar gjeneralmajorin Mohsen Rezaei, këshilltar i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, agjencia iraniane IRIB raportoi se “Irani nuk do të kufizohet më në përgjigje hakmarrëse të barasvlershme… dhe asnjë kufi politik nuk do të jetë i sigurt”.

Ndërkohë, Teherani vazhdoi të lëshojë dronë dhe raketa drejt Bahrejnit, Irakut, Kuvajtit, Omanit dhe Katarit të shtunën, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Sipas Al Jazeera, niveli i kërcënimit të sigurisë u rrit në Katar pas shpërthimeve të forta që u dëgjuan në kryeqytetin Doha në orët e para të mëngjesit të shtunën. Duke cituar Ministrinë e Brendshme të Katarit, televizioni raportoi se një fëmijë u plagos nga copëza predhash që ranë gjatë sulmeve.

Katari strehon një bazë të madhe ushtarake amerikane dhe ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta iraniane me dronë dhe raketa që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit.

Në Kuvajt, Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme njoftoi të shtunën se një central për prodhimin e energjisë elektrike dhe desalinizimin e ujit u godit nga sulmet iraniane, duke shkaktuar një zjarr dhe dëmtuar një numër të madh njësish të prodhimit të energjisë.

Ndërsa armiqësitë vazhdojnë dhe ekziston rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të luftës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe rikthimin e dialogut.

Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Pakistanit, në një apel të përbashkët, bënë thirrje për rikthimin e armëpushimit të rënë dakord mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Konflikt SHBA

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!

më shumë...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

më shumë...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

më shumë...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.