Subscribe

Pas vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, policia është vënë në kërkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

 

Mbrëmjën e të mërkurës u kryen kontrolle në banesën e ish numrit një të akuzës, ndërsa u mor në pyetje bashkëshortja e tij. Mësohet se ajo mohoi që të ketë dijen mbi vendndodhjen e bashkëshortit, i cili prej afro dy javësh besohet se ndodhet jashtë vendit.

 

Agjentët po verifikojnë edhe të dhënat e sistemit TIMS për të zbuluar se ku ka udhëtuar Llalla. Burime pranë policisë, thanë se ish kryeprokurori u largua jashtë vendit për kurim pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

 

Por pavarësisht kësaj, policia nuk e ka një emër të vendit dhe klinkës se ku po trajtohet ish-kryeprokurori, i cili është drejt shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese.

 

Adriatik Llalla është zyrtari i parë që dënohet në vendin tonë. Ish numri një i organit të akuzës do qëndrojë në qeli për dy vite pasi akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive.

 

Ndërkohë gjykata vendosi t’i konfiskojë atij: një apartament në Durrës, si dhe katër pasuri e llojit tokë arë me sipërfaqe totale 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *