Subscribe

Katër ton është sasia e drogës së kapur një natë më parë në fshatin Babicë të Vlorës.

 

Policia sqaroi se referimi për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, është bërë nga Drejtoria Vendore e Vlorës në 30 prill të këtij viti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas informacioneve për aktivitetin në trafikimin e narkotikëve.

 

Forcat speciale bastisën vilën ku u gjetën 4 ton kanabis e paketuar, që ishte fshehur në bodrume. Sipas policisë në fshatin Babicë e Vogël u ushtruan kontrolle edhe në të paktën dhjetë banesa të ndryshme.

 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Reban Jaupi, bëri të ditur se është arrestuar Armand Koçerri, si posedues i drogës, si dhe është sekuestruar një gomone në pronësi të Ferdinand Habilaj.

 

Ndërkohë Uniformat blu sëbashku me forcat speciale janë vënë në kërkim të vëllait të Moisiut Florian Habilaj. Emri i tij ose siç e thërrasin anëtarët e grupit Lolo del pothuajse në çdo episod të dosjes prej 416 faqesh të autoriteteve italiane, ndërsa cilësohet si kreu i grupit me lidhjet në Shqipëri. Nga përgjimet, Florian Habilaj është dhe pika kyçe e kontaktit me shefin e madh në Shqipëri, identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur.

 

Në bazë të sistemit TIMS , 37 vjeçari rezulton të jetë brenda territorit shqiptar. Për këtë arsye forcat speciale dhe një togë e RENEA-s ndodhen në Vlorë dhe Fier, ku po ushtrojnë kontrolle, pasi dyshohet se fshihet dhe mbrohet nga persona të rrezikshëm në  zonë.

 

Sipas policie, për ngjarjen janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje trafikun e lëndëve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *