Edhe Kosova behet pjese e asamblesë parlamentare te Këshillit te Europes. Nga janari i vitit te ardhshëm, ajo ka te drejte te caktoje te nje delegacion prej tre anëtaresh, ku te përfaqësohet pozita, opozita dhe minoritetet. Vendimi i marre nga Byroja e Asamblesë ne 5 shtator te ketij viti per te rritur bashkëpunimin me Parlamentin e Kosovës, u ratifikua ne sesionin e mbajtur kete te hene ne Strasburg. Ndonese Serbia dhe vende qe nuk e kane njohur Kosovën tentuan te mos e lejonin diçka te tille, Shqipëria dhe shtete mike te saj lobuan fuqishëm qe Kosova te ishte pjese e APKE-se. Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, si pjese e delegacionit shqiptar tha se vendimi eshte historik dhe integrimi i Kosovës eshte i pandalshëm.




