Në një kohë kur tensionet mes SHBA-se dhe Koresë së Veriut janë në kulmin e tyre, ministrja e Jashtme e Francës ka dhënë alarmin se raketat e diktatorit Kim Jong Un mund të godasin Europën, para Shteteve të Bashkuara.

 

Në një kohë kur tensionet mes SHBA-se dhe Koresë së Veriut janë në kulmin e tyre, ministrja e Jashtme e Francës ka dhënë alarmin se raketat e diktatorit Kim Jong Un mund të godasin Europën, para Shteteve të Bashkuara.

 

Ministrja Florence Parly, duke vizituar ushtrinë franceze në Tulon, tha se Koreja e Veriut mund të krijojë armë me rreze të gjatë veprimi dhe Europa mund të jetë brenda fushëveprimit të raketave të Kim Jong Un më herët nga sa pritej.

 

Komentet e ministres franceze erdhën pasi Presidenti Trump dhe kryeministrja britanike Theresa Mej diskutuan mbi Korenë e Veriut.

 

May këmbënguli se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojnë një mesazh të qartë Penianit.

 

Por ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, duke folur në Gjenevë dy ditë pas testit bërthamor të Phenianit, tha se vendi i tij ka rritur masat e vetëmbrojtjes dhe Kim Jong Un mund të hedhë raketa të tjera nëse SHBA-të rrisin presionin dhe sanksionet ndaj Penianit.

 

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar përmes një postimi në tuitter se do të lejojë Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë më shumë armatime ushtarake të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara.

 

Edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, iu bashkua sot komunitetit ndërkombëtar në dënimin e provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut. Pas takimit me homologun e tij koreanojugor shefi i Kremlinit theksoi se sanksionet dhe trysnia diplomatike nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës në Gadishull.

 

Ndërkohë Seuli ka dhënë alarmin të hënën se fqinji i tij është gati të testojë më shumë raketa balistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *