Zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut pas samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore, Ri Yong Ho, kanë thënë se SHBA-ja ka refuzuar të heqë gjitha sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

 

Në reagimin e tij ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se vendi i tij ka bërë një propozim “realist” i cili përfshinte neutralizimin e qëndrës nuklerare në Yongbyon nën mbikqyrjen e vëzhguesve të SHBA-së.

 

Ndërkohë  përmes një konference për shtyp, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.

 

Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohet “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritshmëritë janë shuar, kur të dyja ngjarjet janë anuluar në mëngjesin e së enjtes.

 

Sipas presidentit Trump, lideri verikorean ka pasur gatishmëri për të shkatërruar kompleksin, Yongbyon, zonë për zhvillimin dhe testimin e programit bërthamor të Koresë Veriore, mirëpo ka kërkuar lirim nga të gjitha sanksionet, diçka për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *