E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 minuta më parë
Bota

Koreja e Jugut me dorë të hekurt, pezullon gati 5 mijë mjekë që protestuan

Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi sot procedurat për pezullimin e më shumë se 4,900 mjekëve rezidentë që lanë postet e tyre në shenjë proteste ndaj reformës së arsimit mjekësor dhe morën pjesë në një grevë që ka shkaktuar kaos në spitalet e vendit aziatik.

Rreth 12,000 mjekë specialistë, me fjalë të tjera 93% e totalit, mungonin në spitale, duke sfiduar urdhrat e qeverisë për t’u kthyer në postet e tyre.

Reklamë

Vala e dorëheqjeve, e cila filloi më 20 shkurt, ka bërë që shumë trajtime dhe operacione të shtyhen pasi sistemi spitalor i Koresë së Jugut mbështetet shumë tek praktikantët, duke detyruar qeverinë të mobilizojë mjekët ushtarakë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ka nisur dërgimin e njoftimeve administrative për grevistët, hapi i parë për pezullimin e licencave të tyre profesionale për tre muaj.

Reklamë

“Të premten, më 8 mars, u pezulluan mbi 4,900 mjekë specialistë”, tha zyrtari i lartë i ministrisë së shëndetësisë Chon Byeong-wang.

Ai shpjegoi se pezullimi tre mujor nënkupton shtyrjen për të paktën një vit të marrjes nga çdo specialist i interesuar të licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut të specializuar.

Ai premtoi se mjekët që kthehen menjëherë në postet e tyre nuk do të ndëshkohen. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë