Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në të gjithë vendin për goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Pjesa më e madhe e kontrolleve janë bërë në afërsi të shkollave apo lokaleve të natës.

 

Falë kësaj pune të bërë janë goditur 4 raste konkretisht në Fier, Shkodër, Durrës e Himarë, ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e ndarë në doza të vogla.

 

Në Fier u  kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 38 vjeç, si dhe V.P., 55 vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua  1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

 

Në Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën në trup doza lënde narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur edhe 73 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar kanabis të futura në qese plastike.

 

Në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M.V., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, të futura në qese.

 

Në Himarë u arrestua shtetasi S.J., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *